Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

13:54 01/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Të dielën në mëngjes, Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan u mbush me mijëra besimtarë për Meshën përmbyllëse të Jubileut të Familjeve, Fëmijëve, Gjyshërve dhe të Moshuarve.

Kremtimi u udhëhoq nga Papa Leo XIV, i cili në predikimin e tij u ndal te vlera e familjes si një burim i unitetit dhe besimit.

Duke iu referuar pasazhit të Ungjillit që përshkruan lutjen e Jezusit në Darkën e Fundit “që të gjithë të jenë një” Papa e cilësoi këtë si dhuratën më të madhe që mund të kërkojmë.

Ai theksoi se ky unitet buron nga dashuria e Zotit, një dashuri pa kufij, e cila është themeli i krijimit dhe shpëtimit. “Dashuria që Zoti ka për secilin prej nesh nuk është më e vogël se ajo për Birin e Tij, Jezusin,” tha Papa.

Më tej, ai kujtoi fjalët e Papa Françeskut për faktin se asnjëri prej nesh nuk zgjodhi të lindte, duke theksuar se jeta jonë nis dhe zhvillohet përmes marrëdhënieve dhe varësisë nga të tjerët.

“Të gjithë ne jemi gjallë sot falë një marrëdhënieje, një akti të lirë mirësie dhe kujdesi njerëzor,” u shpreh ai.

Papa Leo foli edhe për sfidat që përballen familjet sot, ku dashuria dhe mirëkuptimi shpesh tradhtohen. Por, theksoi se lutja e Jezusit vazhdon të na mbështesë dhe të japë kuptim dashurisë që ndajmë si prindër, fëmijë, gjyshër e gjyshe.

Ai nënvizoi se thirrja për unitet nuk do të thotë të jemi të njëjtë, por të jemi bashkë, pavarësisht dallimeve tona.

“Jemi të thirrur të jemi një, në çdo kohë dhe çdo fazë të jetës,” tha Papa, duke shtuar se kjo dashuri duhet të bazohet në Krishtin për të qenë një shenjë paqeje për botën.

Në këtë kontekst, familja është “djepi i së ardhmes së njerëzimit”, ku feja, dashuria dhe vlerat transmetohen brez pas brezi.

Ai solli si shembull çiftet e shenjta që janë lumturuar e kanonizuar së bashku, si Louis dhe Zélie Martin, prindërit e Shën Terezës së Jezusit Fëmijë, dhe familja Ulma nga Polonia.

Papa Leo theksoi se martesa nuk është një ideal abstrakt, por masa e dashurisë së vërtetë mes një burri dhe një gruaje, një dashuri e plotë, besnike dhe frytdhënëse.

Ai i nxiti prindërit të jenë model për fëmijët dhe i kujtoi fëmijët të nderojnë dhe falënderojnë prindërit për dhuratën e jetës. Gjyshërve dhe të moshuarve u dha një mision të qartë: të shërbejnë me mençuri, dhembshuri dhe përulësi.

Në përfundim, Papa Leo theksoi se familja është vendi ku Zoti takon njeriun aty ku besimi ndahet si bukë mbi tryezë dhe dashuria mbillet në zemrat tona.

Etiketa: Papa Leoni XIV

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Tragjedi në Shkëmbin e Kavajës: Humbi kontrollin e motorit të ujit, ndërron jetë turisti nga Gana, në rrezik shoqëruesja

Tragjedi në Shkëmbin e Kavajës: Humbi kontrollin e motorit të ujit, ndërron jetë turisti nga Gana, në rrezik shoqëruesja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.