Skip to content
Kryesore

Aksident në hyrje të Bilishtit, përplasen 2 automjete, humb jetën i moshuari

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Bilishtit.

Rreth orës 11:10, një motomjet i drejtuar nga 67-vjeçari Besim Stena u përplas me një automjet me drejtues shtetasin Besart Kyçyku, 25 vjeç.

Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.