Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Nuk më përqafoi”/ Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli

18:35 30/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Detaje të reja të rënda kanë dalë nga hetimet për vrasjen brutale të Martinës Carbonaro, 14 vjeçe, e cila u vra më 26 maj në Afragola, pranë Napolit.

Autori i dyshuar i krimit, Alessio Tucci, ish-i dashuri i saj, vetëm 18 vjeç, ka pranuar përgjegjësinë dhe ka rrëfyer gjithçka para gjykatës.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në burgun Poggioreale, Tucci ka treguar se gjithçka nisi pas një përpjekjeje të tij për të përqafuar Martinën, por  që ajo e refuzoi.

Dy të rinjtë ndodheshin në një shtëpi të braktisur në një fermë pranë stadiumit “Moccia”, një vend që kishin frekuentuar shpesh gjatë lidhjes së tyre. Kur ajo i ktheu shpinën, ai e goditi me gur në kokë.

Sipas avokatit mbrojtës, Mario Mangazzo, Tucci e sulmoi fillimisht me një goditje, por më pas vazhdoi të godiste disa herë radhazi me të njëjtin gur.

Pasi vajza mbeti pa ndjenja, ai mbuloi trupin me mobilje dhe e fshehu në një dollap të një dhome të rrënuar, aty ku më vonë u gjet e pajetë nga autoritetet.

Aktualisht, Tucci ndodhet në një sektor të mbrojtur në burg dhe sipas mbrojtjes, është në një gjendje të rënduar psikologjike.

Avokati tha se i riu është “i rraskapitur, nuk fle dot dhe ka vështirësi të mëdha emocionale”, duke shtuar se është kërkuar zhvendosja e tij në një strukturë tjetër për arsye sigurie.

Në fund të seancës, që zgjati rreth një orë, 18-vjeçari shprehu keqardhje për krimin dhe kërkoi ndjesë përpara familjes së Martinës.

“Në atë moment nuk isha vetja… ishte një shpërthim xhelozie dhe zemërimi”, mësohet të ketë thënë ai përpara gjykatës.

Vendimi përfundimtar mbi vlefshmërinë e arrestimit dhe masën e sigurisë ndaj Tuccit pritet të merret në ditët në vijim.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe ka rindezur debatin për dhunën ndaj vajzave të mitura, si dhe nevojën për ndërhyrje më të hershme dhe edukim kundër dhunës gjinore.

Etiketa: 14 vjecarjaVrasja ne napol

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.