Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Viktima është identifikuar si Bashkim Hasani, 59 vjeç. Ai po ecte përgjatë rrugës kur u godit nga një makinë ende e paidentifikuar.
Pavarësisht se u dërgua menjëherë drejt spitalit rajonal të Kurbinit, Hasani nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportit.
Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke mos dhënë ndihmë.
Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të identifikuar autorin e ngjarjes.