Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Helmimi nga ushqimi në kopshtin publik, AKU merr sot mostra për analizë të produkteve

12:15 25/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit morën sot mostra për analizë të tre llojeve të ushqimeve që dyshohen se shkaktuan helmimin e rreth 70 fëmijëve në një kopsht publik në Gramsh.

Gazetari i News24, Osman Stafa, raporton nga Gramshi se prindërit kanë vënë re simptomat te fëmijët që prej të premtes së kaluar, ndërsa vetëm sot AKU mori mostra nga mishi i pulës, qumështi dhe vezët për t’i dërguar në laborator.

Një prind tha se dy vajzat e tij frekuentojnë këtë kopsht dhe se strukturat drejtuese i kanë kërkuar të marrin fëmijët pasi u konstatuan rastet e para me salmonelë.

Ai shprehu shqetësimin për cilësinë e ushqimit, duke kërkuar që tenderi për furnizimin të mos jepet nga Tirana, për të siguruar ushqim më të freskët.

“Ne kërkuam që ushqimi të mos vijë nga Tirana, sepse donim siguri dhe freski. Nuk e dimë nëse mund të kemi besim që situata të mos përsëritet,” tha ai. Prindërit kanë paralajmëruar një protestë të hënën kundër autoriteteve përgjegjëse për këtë ngjarje.

Mjekët dhe familjarët dyshojnë se helmimi shkaktohet nga salmonela, një bakter i rrezikshëm që përhapet zakonisht përmes ushqimit të kontaminuar ose mungesës së higjienës.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për rastin e helmimit masiv në Gramsh, ku në fillim të javës u prekën dhjetëra fëmijë të kopshtit nr.1. Policia lokale ka sekuestruar kartelat klinike të 6 pacientëve të shtruar në spital, dokumentacionin e furnizimeve dhe kontrolleve të ushqimeve në kopsht, si dhe ka marrë mostra nga ushqimet për analiza laboratorike.

Hetimet përqendrohen tek zinxhiri i furnizimit, kushtet e ruajtjes së ushqimeve dhe higjiena në kuzhinën e institucionit.

Gjithashtu, produktet e mbetura në kuzhinë janë bllokuar, ndërsa të gjitha veprimet po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në një njoftim mbrëmjen e kaluar, bëri me dije se informimi i parë erdhi nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Gramsh, e cila njoftoi AKU dhe Institutin e Shëndetit Publik për rastin.

“Këto institucione po bashkëpunojnë me strukturat vendore për të bërë një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm të situatës, deri në përfundimin e analizave dhe nxjerrjen e rezultateve,” thuhet në komunikatën e AKU-së.

Etiketa: akuhelmim

Të tjera

Zhbllokohet dosja “Veliaj”, GJKKO ndan çështjet dhe nis shqyrtimi
Aktualitet

Zhbllokohet dosja “Veliaj”, GJKKO ndan çështjet dhe nis shqyrtimi

Procesi gjyqësor për dosjen “Veliaj” në Gjykatën e Posaçme duket se ka marrë një zhvillim të ri, duke dalë nga...

15:15 27/04/2026
Shembja e rrugës në Librazhd, qytetarët do të paguajnë 21.3 mln euro për dëmet e kompanive
Aktualitet

Shembja e rrugës në Librazhd, qytetarët do të paguajnë 21.3 mln euro për dëmet e kompanive

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 21.3 milionë euro për shembjen e rrugës në Librazhd, një dëm që dyshohet se lidhet...

14:13 27/04/2026
Para
Shpërthimi me eksploziv në Berat, dyshohet paralajmërim për djalin e pronarit

Shpërthimi me eksploziv në Berat, dyshohet paralajmërim për djalin e pronarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zhbllokohet dosja “Veliaj”, GJKKO ndan çështjet dhe nis shqyrtimi

Zhbllokohet dosja “Veliaj”, GJKKO ndan çështjet dhe nis shqyrtimi

15:15 27/04/2026
Shembja e rrugës në Librazhd, qytetarët do të paguajnë 21.3 mln euro për dëmet e kompanive

Shembja e rrugës në Librazhd, qytetarët do të paguajnë 21.3 mln euro për dëmet e kompanive

14:13 27/04/2026
“Hiqjani kafazin prej xhami”, avokati i Metës shpërthen në GJKKO, “Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit”

“Hiqjani kafazin prej xhami”, avokati i Metës shpërthen në GJKKO, “Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit”

14:03 27/04/2026
Zhupa: Paketa e Maleve, në kurriz të qytetarëve dhe pronës private

Zhupa: Paketa e Maleve, në kurriz të qytetarëve dhe pronës private

13:53 27/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.