Skip to content
Kryesore

Goditën me sëpatë një person, arrestohet 63-vjeçari, në kërkim i biri

· 1 min lexim

Një 58-vjeçar mbeti i plagosur rëndë paraditen e së shtunës në fshatin Shtyllas të Fierit, pasi u godit me sopatë gjatë një konflikti.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa autorë të dyshuar janë babë e bir, P. P., 63 vjeç, dhe N. P., 40 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Komisariatit të Policisë Fier ndërhynë në vendngjarje, ku arritën të ndalojnë një nga autorët, P. P., i cili tashmë ndodhet në pranga.

Ndaj tij rëndon akuza “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Ndërkohë, po vijon puna për kapjen e djalit të tij, i cili është shpallur në kërkim.

Viktima, shtetasi Ll. M., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar si provë materiale sopatën e përdorur në sulm.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.