Skip to content
Kryesore

Mjekët ndërpresin aparaturat, pritet të kthehet në atdhe trupi i Artan Lamës

· 1 min lexim

Artan Lame nuk ia doli dot. Pas një beteje të gjatë, mjekët në një spital në Mynih, Gjermani, vendosën të ndërpresin aparaturat që e mbanin në jetë në mënyrë artificiale.

Zemra e tij pushoi së rrahuri në moshën 58-vjeçare, pas një jave trajtimi për pasojat e një ishemie cerebrale.

Trupi i tij pritet të mbërrijë në Shqipëri në ditët në vijim, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Artan Lame la një trashëgimi të rëndësishme në jetën politike, mediatike dhe institucionale të vendit.