Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion për të luftuar rastet e përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, që rezultoi në arrestimin e disa personave dhe fillimin e procedimeve penale.
Në kuadër të hetimeve, specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare, së bashku me Komisariatin Nr. 1, kanë dërguar materialet në Prokurori për disa individë të dyshuar për përndjekje, krijim profileve false dhe publikim komentesh fyese ndaj qytetarëve.
Një 22-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;
-F. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje;
-G. J., 46 vjeç, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga një 46-vjeçare, ky shtetas bën komente fyese në profilin e saj në rrjete sociale;
-D. Xh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin G. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil fals me atë të të cilit përndjek një 41-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin H. V., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare;