Skip to content
Bota

Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor

· 1 min lexim

Gati një vit pas vrasjes së një 19-vjeçari në Londër, një shtetas shqiptar është shpallur fajtor për këtë ngjarje.

Kevin Peraj, i identifikuar si autori, u gjet fajtor nga Gjykata e Kurorës në Isleworth për vrasje nga pakujdesia, pasi qëlloi me thikë viktimën Ahmed Habib në zonën e Finsbury Park.

Ngjarja ndodhi më 11 korrik 2024. Trupi i Habibit u gjet në një automjet në Stroud Green Road, ndërsa një pasagjer tjetër që ndodhej me të mbeti i plagosur lehtë.

Hetimet zbuluan se sulmi kishte nisur në Seven Sisters Road, ku kamerat e sigurisë kishin kapur momentin kur Peraj sulmoi me thikë pasagjerin.

Pas krimit, Peraj tentoi të largohej nga aeroporti i Heathrow, por pasi humbi fluturimin, u arratis drejt Shqipërisë përmes kanalit të La Manshit.

Ai u arrestua më 16 korrik 2024, në momentin që u rikthye në Britani, dhe ndaj tij u ngrit menjëherë akuza për vrasje.

Gjykata vendosi se veprimet e tij përbënin vrasje nga pakujdesia, dhe pritet që dënimi të jepet më 1 gusht.

Ndërkohë, policia britanike po vijon hetimet, pasi dyshohet se një person tjetër mund të ketë qenë i përfshirë në sulmin fatal.