Skip to content
Kryesore

Përplasi për vdekje të moshuarin, vihet në pranga i mituri

· 1 min lexim

Një aksident e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Yrshek, ku një 15-vjeçar që drejtonte automjetin e familjes së tij përplasi një 82-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e goditjes, i moshuari humbi jetën rrugës për në spital.

Policia arrestoi menjëherë të miturin dhe po vijon hetimet, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.