Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për subjektet zgjedhore në të 12 qarqet e vendit.
Ndërkohë, procesi për kandidatët me votim preferencial (në listë të hapur) vijon ende në këto qarqe:
• Tiranë
• Durrës
• Shkodër
• Fier
• Lezhë
• Dibër
• Elbasan
• Vlorë
• Berat
• Gjirokastër
• Korçë
I vetmi qark ku ky proces ka përfunduar plotësisht, përfshirë edhe kandidatët preferencialë, është Kukësi.