Gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Kishës Katolike, Papa Leoni XIV mbajti një fjalim prekës, duke u shfaqur para besimtarëve si një vëlla që do t’u shërbejë në rrugën e besimit dhe lumturisë së tyre.
Ai theksoi rëndësinë e dashurisë dhe unitetit, dy misionet që Jezusi i la Papës Pjetrit për të udhëhequr kishën dhe njerëzimin.
Papa Leoni XIV:
Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi përjetuar ndjesi intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.
Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.
Vi para jush si një vëlla që do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj. Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Shën Pjetrin.
Vëllezër dhe motra kjo është ora e dashurisë.
Të krijojmë një kishë misionare që i hap krahët botës dhe është e bazuar në dashuri.