Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Edhe pse KAS vendosi që votat nga Greqia duhet të numërohen në të njëjtën mënyrë si ato nga diaspora, procesi i numërimit për to ende nuk ka filluar, pavarësisht se duhet të ishte nisur menjëherë pas shpalljes së vendimit.
Në lidhje me këtë çështje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në orën 9:30 për të diskutuar dhe marrë vendimin e mëtejshëm.
Kjo vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka shprehur kundërshtime ndaj kësaj procedure.
Njoftimi i KQZ:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e premte, datë 16 maj 2025, ora 09:30 me këtë rend dite:
Çështje për shqyrtim rishtazi:
1.Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë.