SPAK ka sekuestruar telefonin celular të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, përfaqësues i Partisë Socialiste.
Kryebashkiaku është nën hetim për veprën penale të “korrupsionit zgjedhor”.
Ky zhvillim vjen pak ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, më 4 maj, në përfundim të një takimi elektoral, ku i drejtohej Shkrelit me fjalët: “Kristian, mos më luaj me dy porta! Mos më luaj me dy porta!”
Kristian Shkreli u zgjodh kryetar bashkie në Vau Dejës dy vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.