Skip to content
Kryesore

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

· 1 min lexim

Një nënë ka denoncuar në polici se djali i saj 3-vjeçar është dëmtuar në zonën e qafës teksa ndodhej në çerdhe.

Ngjarja është raportuar nga policia e Shkodrës, ku bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim të mëtejshëm.

Ende nuk ka informacion të detajuar mbi rrethanat e incidentit, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes janë në vijim.