Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

09:42 15/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen në bisedime të drejtpërdrejta për paqe, të cilat do të zhvillohen më 15 maj në Pallatin Dolmabahçe, Stamboll.

Bisedimet do të jenë me dyer të mbyllura dhe në nivel teknik, ndërsa liderët kryesorë ,Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky nuk do të jenë të pranishëm.

Sipas mediave ruse, delegacioni rus do të drejtohet nga këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, një figurë e njohur për promovimin e tezave historike nacionaliste dhe pretendimeve të Moskës ndaj territorit ukrainas.

Pjesë e delegacionit do të jenë gjithashtu zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin, dhe kreu i inteligjencës ushtarake (GRU), Igor Kostyukov.

Nga pala ukrainase, ndërsa presidenti Zelensky udhëtoi drejt Turqisë, ai nuk do të marrë pjesë në takimet në Stamboll, por do të zhvillojë një takim më vete me presidentin Erdogan në Ankara.

Zelensky ka theksuar më herët se është i gatshëm të bisedojë vetëm me Putinin, duke e refuzuar përfshirjen në diskutime me zyrtarë të nivelit më të ulët.

Nga ana tjetër, përfaqësues amerikanë si Steve Witkoff dhe Keith Kellogg pritet të jenë të pranishëm në Stamboll, por nuk është konfirmuar ndonjë rol udhëheqës nga Uashingtoni.

Presidenti Donald Trump, i cili ndodhet në një turne në Lindjen e Mesme, kishte shprehur gatishmëri për të marrë pjesë nëse kjo do të bindte Putinin, por përfundimisht nuk do të jetë pjesë e takimit.

Skepticizmi për suksesin e bisedimeve është i theksuar. Ambasadori lituanez në Suedi, Linas Linkevičius, e konsideroi procesin si një manovër për të zvarritur kohën dhe për të përgatitur terrenin për një ofensivë të re ruse gjatë verës. Ai theksoi se nuk mund të ketë paqe pa përgjegjësi ligjore për krimet e luftës dhe pa respektim të sovranitetit ukrainas.

Ndërkohë, në terren, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës, me dronë dhe raketa, përfshirë goditje në qytetin Sumy, ku tre persona humbën jetën më 14 maj.

Kjo valë e dhunës vjen në një moment kur diskutimet për armëpushim janë sërish në tryezë, por pa garanci reale për përparim konkret./ REL

Etiketa: bisedimeRusiaUkraina

Të lidhura

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec
Aktualitet

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qarkun e Korçës, ku një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen...

15:08 07/06/2025
Para
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.