Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh.
Adoleshentja është gjetur pa ndjenja në tualet nga nëna e saj, e cila ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Policia bën me dije se pas ndërhyrjes së mjekëve, vajza ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Këlcyrë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, në spitalin e Përmetit është dërguar nga familjarët, për ndihmë mjekësore, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar medikamente, në banesë.
17-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.