Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ku një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, automjeti i drejtuar nga shtetasi D. Xh. ka goditur shtetasen E. M., 43 vjeçe, e cila ndodhej në këmbë.
Përplasja ka rezultuar fatale, pasi gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Maliq/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.
Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.