Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “29 Nëntori”, ku një këmbësor rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar, u përplas për vdekje nga një automjet, teksa po kalonte trafikndarësen.
Drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.