Skip to content
Kryesore

Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, akuza

· 1 min lexim

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me një hetim për shpërdorim detyre.

Kallëzimi për këtë çështje është bërë nga Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi.

Ky hetim ka të bëjë me një denoncim të bërë disa javë më parë nga Këlliçi, lidhur me një tender për ndërtimin e rrugës “Xhon Belushi” në Tiranë.

Këlliçi ka pretenduar se ky tender ishte fiktiv dhe paratë ishin shpenzuar për punime që kryheshin nga makineritë e bashkisë. Vlera e tenderit, sipas tij, ishte 420 milionë lekë, por punimet nuk u kryen nga një fitues i tenderit të ligjshëm.

Pasi Partia Demokratike denoncoi këtë aferë, bashkia e Tiranës e anuloi tenderin, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj e justifikoi anulimin duke thënë se ky ishte një vendim i marrë më herët dhe se rruga do të ndërtohej me financime nga ndërmarrja publike.

Ai shtoi se Ujësjellësi kishte përfunduar procedurat dhe kishte nevojë për ndërhyrje.