Skip to content
Kryesore

Përplasen dy makina në Lezhë, 5 persona të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident është shënuar në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre, me fraktura të shumta në trup, është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.