Skip to content
Kryesore

Zbardhen detaje nga konflikti mes kushërinjve në Cakran

· 2 min lexim

Një sherr i çastit mes kushërinjve në Cakran të Fierit përfundoi me dhunë fizike dhe plagosje. Mbrëmjen e së premtes, 37-vjeçari Miri Sulaj, së bashku me të birin, goditën me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj kushëririn e parë të Mirit.

Si pasojë e sulmit, Eduard Sulaj mori dëmtime të shumta në trup.

Fillimisht ai u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Cakranit, por për shkak të gjendjes së rënduar, u transportua më tej në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, autorët u larguan nga vendi i incidentit, por u lokalizuan dhe u shoqëruan disa orë më vonë nga Policia e Fierit në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, njoftohemi se në fshatin Cakran, ka pasur një konflikt ku shtetasi M. S., 37 vjeç, së bashku me djalin e tij 17 vjeç, kanë goditur me send të fortë shtetasin E. S., 44 vjeç.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur kapjen dhe shoqërimi në Komisariat i dy autorëve të dyshuar, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.