Skip to content
Kryesore

Aksident në aksin Lushnjë–Fier, ndërron jetë një i moshuar

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë–Fier.

Një motomjet përplasi një kalimtar, duke shkaktuar plagosjen e të dyve si drejtuesit të mjetit, ashtu edhe këmbësorit.

Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Fatkeqësisht, 77-vjeçari Hakim Maledhi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit.

Njoftimi:

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier” motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.