Dashi
Heshtja në dashuri ju ka kthyer pasionin e hershëm për një lidhje të kaluar, ndaj mos i përplasni dyert e vjetra. Fasada është konformiste, por përbrenda keni një kaos tronditës. Jeni duke u bërë paksa impulsivë për shkak të një debati e konflikti në punë. Kërkoni pak pushimi dhe do shikoni më qartë. Shëndeti ka nevojë për përkujdesje. Endrrat ju çojnë larg, aty ku shpresoni të shkoni. Pika e dobët është sheqerosja e tepërt e krenarisë tuaj dhe çelësi i suksesit; pranimi i gabimeve.
Demi
Emocionalisht dukeni të brishtë sot, keni kohë të rikuperoni. Sot jeni nën presion për të marrë vendimin e duhur pas propozimit për të nisur një projekt që ndryshon nga formimi juaj profesional. Shmangni debatet në punë dhe flisni hapur për problemet tuaja. Në dashuri po kërkoni siguri, por shpresat e shumta duhet të kenë edhe një bazë reale. Me partnerin I keni mbyllur shtigjet e komunikimit, ndaj ju duhet një strategji romantike. Financat janë koherente, që do të thotë, jo gjithmonë të mira. Pika e dobët është mungesa e seriozitetit në trajtimin e çështjeve familjare dhe çelësi i suksesit, prakticiteti.
Binjakët
Fleksibiliteti ju favorizon për të kapërcyer në një fazë eksperimentale me veten. Provoni të dilni nga rutina dhe të shkelni në shtigje të panjohura për të zgjeruar prespektivat. Shkëmbimi I mendimeve me persona me përvojë ju bën të dukeni energjikë dhe të gatshëm për të marrë vendime paqësore. Në dashuri po tregoheni të butë dhe shpesh ekspresive, kjo nuk është taktika e duhur për të qenë tërheqës. Pika e dobët është paqëndrueshmëria dhe çelësi i suksesit; aftësia për të zgjedhur miqtë.
Gaforrja
Ditë e qetë, por me surpriza të bukura në vazhdim. Kush di të presë, e di edhe që shpërblimet janë aty. Një temë e mbetur pezull ju ka bërë të dukeni ironikë në sytë e kolegëve, ndaj flisni hapur për problemet tuaja. Tërheqja nga planet tuaja duhet të ndalet e të riktheheni me më shumë pasion pasi ju e dini se çfarë është më e mira. Rutina në dashuri është e shëndetshme kur doni të stabilizoni kohën dhe pikëpamjet e përbashkëta. Pika e dobët është harresa dhe çelësi i suksesit; qartësia e ndjenjave.
Luani
Po bëhëni shumë tërheqës me teoritë tuaja për punën dhe krijimin e hapësirave të reja për persona që ju japin energji. Frytet nuk do jenë të shpejta, por të sigurta. Në dashuri jeni luanë kokëfortë dhe kjo shpesh ju bën më shumë se komikë. Tërheqja juaj është e zakonshme, një stimul që mund ta përdorni si armë të fuqishme. Ndiqni intuitën për të arritur suksese financiare! Pika e dobët është dorëzimi edhe para një flirti të zakonshëm dhe çelësi i suksesit; vetëbesimi.
Virgjëresha
Ndaleni gjithë këtë nxitim për të arritur në stacionet kur dikur ishin të papërfillshme për ju. Ruajeni prestigjin e të qenurit të parët dhe rrezatoni mirësinë që keni në zemër. Këto pika do jenë burimi i përhapjes së energjisë që ju çon shumë larg. Në familje po krijohet një klimë e re lëvizjesh pozitive që do ju japë mundësi të jeni dëshmitarë të ngjarjeve të mrekullueshme. Një fëmijë në horizont. Financat janë të mira deri sa ju nuk do kujtoheni se e keni në shpirt të shpenzoni. Pika e dobët është padurimi për të pritur gjatë dhe çelësi i suksesit; sinqeriteti.
Peshorja
Ju po ecni zbathur në ëndrra. Lëreni veten të kalojë perceptimet që kufizojnë dëshirat për të shkuar përtej mundësive. Në dashuri jeni kthyer në një oaz paqeje të shumëpritur nga partneri. Nëse po mendoni në heshtje, mos I flisni me zë mendimet që mund të lëndojnë ata që ju duan. Profesionalisht po shkoni mirë, por nuk është surprizë për ju që të ndryshoni mendje në sekondë të fundit. Pika e dobët është mungesa e kohës dhe çelësi i suksesit janë hapësirat e reja intelektuale.
Akrepi
Duhet të ruheni nga fjalët e tepërta dhe pavend që shpesh I thoni në mirëbesim. Dikush po pret një çast dobësie për t’ju sulmuar. Gëzimi që ju ka pushtuar do ju kthehet në një kujtim të bukur frymëzues gjithmonë. Në punë ju duhet të jenë më korrektë dhe të respektoni hapësira individuale. Nëse jeni në pikëpyetje për të marrë një vendim juridik, këshillohuni me një profesionist dhe mendoni në favor të së mirës në të ardhmen. Pika e dobët është mungesa e dëshirës për të dalë nga rutina dhe çelësi i suksesit; argëtimi.
Shigjetari
Nëse ju pëlqen të udhëtoni e të merreni me veten, kjo nuk do të thotë se po I bëni bisht punës, por mendja dhe organizmi juaj kanë nevojë për një pauzë nga ngarkesat. Lexojini qartë shenjat që ju jep trupi për të mos rënduar gjendjen më vonë. Një person që ju qëndron pranë do jua bëjë më të lehta vendimet profesionale duke ju tërhequr në botën e vet të larmishme. Po bini në grackën e dashurisë nga ku do qëndroni shumë gjatë dhe të sigurtë. Pika e dobët është ndonjë gabim në artikulimin e ndjenjave tuaja dhe çelësi i suksesit; lëvizjet pozitive financiare.
Bricjapi
Reflektoni dhe përpiquni të gjeni se çfarë nuk shkon në lidhjen tuaj. Prej kohësh po dështoni në çdo përpjekje për të rregulluar raportin. Mos u bëni paranojakë, por çlironi gjithë dyshimet dhe pasiguritë. Një person i tretë ju ka trazuar, ndaj mësohuni t’u vini të tjerëve kufij. Mos rrini në pritje, por reagoni ju të parët. Në punë po ju shkojnë gjërat mirë dhe kjo falë një inercie të krijuar më herët. Pika e dobët është ndikimi nga fjalët e të tjerëve dhe çelësi i suksesit; individualiteti.
Ujori
Një ditë e shkëlqyer se edhe nëse nuk është kështu ju mund të shndërroni çdo vend ku shkelni në një atmosferë të gëzueshme dhe harmonike. Askush nuk e di sekretin tuaj të pozitivitetit edhe pse e ndjenjnë në çdo çast. Lumturohuni me rezultatet në punë dhe në arsimim, kështu do kënaqeni me ato që keni arritur. Shëndeti është i mirë, por ju duhet të jeni gjithë kohës të kujdesshëm me ushqimin. Pika e dobët është angzhimi i tepërt me punë dhe çelësi i suksesit; aftësia për të rrëmbyer zemra.
Peshqit
Frymëzimi nuk do ju mungojë sot, por këtë do ju duhet ta përdormi edhe për të ndryshuar jetën e të tjerëve që kanë rënë në apati. Fjalët prekëse dhe emocionet nuk janë për ju sot pasi jeni pak të dobët shpirtërisht për të përballuar rrëfime të ndjera. Qëndrojini afër personave që duan të realzojnë projekte fitimprurëse. Pika e dobët është paaftësia për të njohur ata që nuk janë të sinqertë dhe çelësi i suksesit; pasioni për artet dhe ndjenjën e së bukurës.