Dashi
Fokusoju te ajo që mund të bësh dhe mos u shqetëso për gjërat që nuk i ke nën kontroll. Duket se je pak i ndjeshëm dhe pa humor. Qetësohu – gjërat zakonisht marrin rrugën e duhur. Universi po të ofron një mundësi të madhe, por duhet ta dëgjosh thirrjen e tij.
Demi
Sigurohu që çdo çështje ligjore të kontrollohet me kujdes. Problemet shëndetësore mund të shfaqen nëse nuk ke pushuar mjaftueshëm. Përdor talentin tënd krijues për të arritur qëllimet.
Binjakët
Je i stresuar dhe e ndien këtë. Ka shumë zgjedhje për t’u bërë dhe familja apo miqtë po kërkojnë vëmendjen tënde. Shmang pavendosmërinë dhe merr një vendim sa më parë. Nëse vendimi vjen nga zemra, do të jetë i duhuri.
Gaforrja
Ka rrezik të flasësh pa menduar dhe kjo mund të të fusë në telashe. Më mirë qëndro në hije. Vetëbesimi është gjysma e betejës këtë javë. Çështjet ligjore apo zyrtare do jenë frustrues, por ruaj qetësinë – gjithçka vihet në vend.
Luani
Një miqësi e re mund të jetë e qëndrueshme dhe mbështetëse. Mos u habit nëse një mik i vjetër shfaqet me ndjenja të tjera! Do të punosh mirë me grupe dhe institucione. Ji vetja jote romantike e krijuese dhe përpiqu të heqësh dorë nga modelet e vjetra mendore që të mbajnë pas.
Virgjëresha
Mundohu të mos shpërqendrohesh kur dikush përpiqet të të largojë nga objektiviteti dhe përqendrimi. Mund të jetë një koleg që nuk e ka mendjen për të mirën tënde. Interesi yt më i mirë është të mbetesh sa më i fokusuar.
Peshorja
Dita mund të sjellë një zgjidhje të lehtë për një problem të madh. Sharmi yt personal mund të jetë më efektiv se çdo logjikë apo argument. Lidhjet personale mund të çajnë barrierat dhe të sjellin zgjidhje të reja për probleme të vjetra.
Akrepi
Do të jesh në gjendje të kuptosh tendencat e së ardhmes nëse mban mendjen hapur për ide unike. Do ta gjesh veten në një cep nëse provokohesh, dhe kokëfortësia jote vetëm sa do përkeqësojë gjërat.
Shigjetari
Çështjet ligjore duhen trajtuar me diplomaci dhe takt. Do ishte ide e mirë të delegosh punët te ata që janë më të zotët për të menaxhuar çështje të ndjeshme.
Bricjapi
Ndihesh mirë dhe je në formën tënde më tërheqëse. Puna merr përparësi nga ana jote, dhe nëse ndonjë koleg ndjehet i kërcënuar, nuk ke çfarë bën! Qarkullimi i parave është i kufizuar, ndaj përpiqu të mos e përdorësh kartën shumë apo të shpenzosh për luks.
Ujori
Sot mund të dëgjosh për një plan investimi që të ngjall interes. Një skemë kursimi është ide e mirë, por sigurohu të sqarosh çdo detaj dhe lexo mirë gjithçka para se të firmosësh. Një i dashur duket i tërhequr, dhe nervat janë pak të tendosura.
Peshqit
Përpiqu të kanalizosh energjinë e tepërt në diçka produktive. Aktivitetet e përbashkëta janë veçanërisht të përshtatshme tani. Në shtëpi ka tensione dhe të gjithë janë me nerva, ndaj tërhiqu për momentin për të ruajtur paqen.