Skip to content
Kryesore

Bënë sherr me policët dhe u dëmtuan makinën, arrestohen 3 vëllezërit

· 1 min lexim

Policia e Dibrës ka arrestuar tre vëllezër, të moshave 64, 59 dhe 53 vjeç, banues në Maqellarë, për kundërshtimin me dhunë të efektivëve gjatë kryerjes së detyrës dhe shkatërrimin e automjetit të Policisë.

Arrestimi u bë për akuzat e “Kundërshtimit me dhunë të punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Njoftimi i Policisë:

Dibër-Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet të saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vënë në pranga shtetasit:

A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç, dhe A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin). Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.