Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mijëra besimtarë ortodoksë e katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin

08:28 20/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në mbarë vendin kanë festuar Pashkët me ceremoni të mbajtura në të gjitha kishat përkatëse.

Në këtë ditë të shenjtë për botën e krishterë, meshat u mbajtën në atmosferë reflektimi dhe lutjeje, duke risjellë simbolikën e ringjalljes së Krishtit si fitore mbi mëkatin dhe dëshpërimin.

Në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhën në Katedralen e “Shën Palit”, ku mesha u udhëhoq nga Imzot Arjan Dodaj.

Peshkopi theksoi domethënien shpirtërore të kësaj nate vigjiljeje, duke e krahasuar atë me një lutje pranë Varrit të Krishtit. Ai foli për fuqinë universale të mesazhit të Krishtit dhe theksoi se “nga druri i kryqit varet fati i botës”, ndërsa kisha sipas tij “këngën e saj e ka përhapur në skajet më të largëta të botës”.

Ndërkohë, në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, mesha solemne u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili përcolli një mesazh shprese dhe ripërtëritjeje shpirtërore.

“Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror”, tha Kryepeshkopi Joan.

Pashkët, si festa më e madhe e besimit të krishterë, përkujtojnë ringjalljen e Jezusit pas kryqëzimit dhe janë një thirrje për besim, shpresë dhe reflektim shpirtëror.

Kjo ishte hera e parë që katolikët dhe ortodoksët i festuan Pashkët në të njëjtën ditë që prej vitit 2017, ndërsa përafrimi tjetër i datave do të ndodhë më 16 prill 2028.

Etiketa: Besimtarët katolikëBesimtarët ortodoksë

Të tjera

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre
Aktualitet

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, Edi Rama u rikthye me të njëjtin refren dramatik mbi pezullimin e Belinda...

18:55 08/12/2025
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
Para
Kriza kulturore në Shqipëri/ Analiza: Lufta për të mbushur sallat me të rinj

Kriza kulturore në Shqipëri/ Analiza: Lufta për të mbushur sallat me të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

18:55 08/12/2025
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.