Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, në të cilën shihen pamje të dikurshme, por edhe pamje të ditëve të sotme nga mali i Tomorrit.
Ky i fundit, sipas kryeministrit Edi Rama, është kthyer në një sheshbetejë mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve.
Rama është shprehur se disa gjykatës të korruptuar u kanë dhënë të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista.
Në fund të postimit të tij, kryeministri Rama i ka paralajmëruar se këta gjykatës dhe shfrytëzues barbarë, do të marrin atë që meritojnë.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama në Facebook.