Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhen detaje nga vrasja e babait të Roan Brahimit

10:31 18/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Janë zbardhur të tjera detaje rreth ekzekutimit të 65-vjeçarit Gjovalin Prendi, i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autorët kanë qenë tre persona që udhëtonin me një automjet tip fuoristradë. Ata janë ndalur pranë lokalit të babait të Sidorel Prendit, i njohur më gjerësisht si Roan Brahimi.

Dy nga autorët, të maskuar, kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të 65-vjeçarit, sapo ky i fundit ishte afruar te dera e lokalit.

Plumbat e kanë goditur në kraharor, ndërsa në ambient ndodheshin edhe familjarë dhe persona të tjerë. Viktima është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lokali ku ndodhi ngjarja ka qenë më parë objekt i dy sulmeve të tjera, një me armë dhe një me eksploziv.

Roan Brahimi, djali i viktimës, u vra në një atentat në Athinë më 9 maj 2024, në prani të bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Nga atentati mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e tij. Brahimi dyshohej për lidhje me disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Gentjan Bejtjes në mars të 2024-ës në Larushk të Krujës.

Prej vitit 2021, ai ishte në kërkim nga policia shqiptare, pas një incidenti në Zejmen ku bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, hynë të armatosur në një lokal dhe terrorizuan klientët në kërkim të pronarit.

Emri i Roan Brahimit është përmendur edhe në atentatin ndaj Brilant Martinajt, kushëriri i zhdukur i Ervis Martinajt, ku mbetën të vrarë edhe Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2022 në Fushë-Krujë. Gjithashtu, ai dyshohej për përfshirje në atentatin ku humbi jetën Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Ibrahimi.

Etiketa: detajeGjovalin Prendi

Të lidhura

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës
Aktualitet

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga posti i komandantit të Gardës së Republikës, ku ishte emëruar vetëm para 9 muajsh, më...

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21-vjeçarin Aldi Neziri, i dyshuar si autori i plagosjes së një 15-vjeçari në...

19:31 03/06/2025
Para
“Ura lidhëse ishte Arlind Bushati”, Dumani tregon paktin me Behar Bajrin

"Ura lidhëse ishte Arlind Bushati", Dumani tregon paktin me Behar Bajrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

19:31 03/06/2025
Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

19:13 03/06/2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

18:52 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.