Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Fast and Furious” në Babrru, hajdutët kapen pasi përplasen me makinën e policisë

11:59 17/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët dyshohen për përfshirje në një seri vjedhjesh të ndodhura në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Elbasanin, Krujën, Shijakun dhe Klosin, gjatë periudhës shkurt–prill 2025.

Arrestimi i tyre u bë pas një ndjekjeje spektakolare që zgjati më shumë se dy orë, pasi drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi të largohej.

Gjatë ndjekjes, në zonën e Babrrusë, automjeti me të cilin po lëviznin të dyshuarit – një makinë e vjedhur në Elbasan – përplasi një automjet të Policisë, duke shkaktuar dëmtime të lehta tek dy punonjës policie që ndodheshin brenda.

Pas ndalimit të mjetit, Policia sekuestroi në brendësi të tij një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, si dhe një armë të ftohtë (thikë), që tashmë janë marrë në cilësinë e provave materiale.

Të arrestuarit janë identifikuar si Eneriko Zyle, 50 vjeç, i shpallur në kërkim për disa vjedhje dhe Enis Tela, 37 vjeç qarkullonin me automjet të vjedhur dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Njoftimi i policisë

“Qarkullonin me një automjet të vjedhur, kapen në flagrancë me kokainë dhe armë të ftohtë në automjet dhe vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë për vjedhje të ndryshme në disa qytete.

Kapja e tyre, pas rreth 2 orësh ndjekje nga Policia, sepse drejtuesi i automjetit (shtetas në kërkim) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar por në tentativë për t’u larguar përplasi një automjet policie.

Sekuestrohen automjeti i vjedhur, lënda narkotike dhe arma e ftohtë (thikë).

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me ata të Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Nr. 4, pas informacionit të marrë për një automjet të vjedhur në Elbasan kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit, pasi ka parë Policinë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur një automjet të Policisë, brenda të cilit ishin 2 punonjës police. Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë 2 punonjësit e Policisë.

2 shtetasit që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë neutralizuar dhe vënë në pranga nga punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për disa vjedhje;
E. T., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me shtetasin E. T., gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thueht në njoftimin e Policisë.

Etiketa: babrrugoditi makinen e policiseHajdutët

Të tjera

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë
Aktualitet

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Protesta e zhvilluar para godinës së Parlamenti i Shqipërisë u përshkallëzua në skena dhune, pasi në drejtim të kordonit të...

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur një alarm të fortë për funksionimin e platformës e-Albania, duke paralajmëruar...

18:11 10/02/2026
Para
“Je krijesa më e shpifur që kam njohur”/ Dumani dëshmon në GJKKO

“Në Kosovë qëndrova deri natën që i ra Rusia-Ukrainës”, rrëfehet Nuredin Dumani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

18:11 10/02/2026
Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

17:50 10/02/2026
10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.