Skip to content
Kryesore

Përplasen dy makina në Tapizë, ndërron jetë një grua

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë-Krujë – Tiranë, pranë urës së Tapizës.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 06:10, dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një këmbësore 69-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me mjetin e drejtuar nga shtetasja L. M., 69 vjeçe.

Viktima nuk ishte e pajisur me dokumente identifikimi në momentin e aksidentit, çka ka vështirësuar identifikimin e saj të menjëhershëm nga autoritetet.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit tragjik.