Skip to content
Kryesore

Aksident në aksin Pogradec-Lin, plagoset pasagjerja

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas informacionit, një automjet ka dalë nga rruga, dhe pasagjerja e tij ka mbetur e plagosur

. Forcat zjarrfikëse kanë intervenuar për të nxjerrë të plagosurën nga mjeti dhe e kanë transportuar menjëherë në spital për trajtim, për shkak të dëmtimeve të marra.

Sipas raportimeve, pasagjerja është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.