Një 22-vjeҫar u arrestua në Elbasan sepse qarkullonte me armë zjarri në qytet.
Informacioni është marrë nga disa qytetarë të cilët kanë njoftuar policinë e Elbasanit se një person lëvizte me armë zjarri në zonë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e rendit, arrestuan në flagrancë shtetasin Dritan Sulmina.
22-vjeҫari banonte në lagjen “5 Maj”, në Elbasan dhe iu sekuestrua një çantë në të cilën kishte një armë zjarri dhe 11 fishekë që i kishte pa leje.
Gjithashtu, shtetasi O.Zabelli, 40 vjeҫ u dënua për veprën penale “Mos kallëzim krimi”
Materialet hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
“Syri.net”