Ergys Brahimi është njëri nga punëtorët i cili humbi jetën 3 ditë më parë në Tiranë, pas rrëzimit të skelave gjatë rikonstruksionit të një pallati.
Kjo tragjedi ka ndodhur për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe sigurisë në vendin e punës.
Ditën e djeshme, Ergysi u përcoll për në banesën e fundit. Nga mediat mësohet se Brahimi do shkonte për pak kohë në Amerikë, pasi i kishin dalë letrat. Ai do të shkonte së bashku me njërën nga motrat e tij, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të familjes.
Motrat e Ergys Brahimit, kanë bërë bërë një postim rrënqethës në rrjetet sociale për humbjen e vëllait të tyre.
Ato kanë falënderuar këdo që u është gjendur pranë në këto momente të vështira për familjen e tyre. Ato kanë kërkuar nga të gjithë që e kanë njohur Ergysin, nëse kanë foto, video ose kujtime nga ai që familja e tyre nuk i ka, luten t’i ndajnë me to.
Ato kanë shkruar:
Te dashur miq, kushurinj, shoke. Ne motrat e Gysit duam tju falenderojme per te gjitha mendimet, lutjet dhe ngushellimet. Vellai yne nuk eshte me mes nesh por ai eshte me Krishtin dhe ne do ta takojme nje dite, por deri sa ajo dite te vije e vetmja qje qe na kane ngelur jane kujtimet e tij. Ju lutemi NQS keni foto, video ose kujtime qe ne nuk i dime ndajini ato me ne. Zoti ju bekofte te gjitheve! Ela & Lona”
Nga ngjarja e rëndë humbi jetën edhe një tjetër i ri përveç Ergys Brahimit dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë, të cilët janë ende në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.