Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e bërë nga bashkëshortja dhe vëllai i kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.
Ajola Xoxa dhe Arbi Veliaj kishin kundërshtuar kontrollet e zhvilluara në dhjetor të vitit 2024 nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), duke pretenduar se ato ishin të paligjshme dhe duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë këtyre operacioneve.
Më 20 dhjetor 2024, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të së njëjtës gjykatë, e cila kishte autorizuar kontrollet personale dhe ato të banesave të tyre.
Me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, ankimimi i tyre është përfundimisht i rrëzuar, duke i dhënë kështu të drejtë organeve të hetimit për veprimet e ndërmarra.