Dashi (21 Mars – 19 Prill): Sot mund të ndjeni disa pengje për të shkuarën, por do të përpiqeni t’i fshihni dhe të shfaqni humor të mirë. Partneri juaj do të bëjë çdo moment fantastik, duke ju bërë të ndiheni sikur jeni në qiellin e shtatë.
Demi (20 Prill – 20 Maj): Priten çaste shumë të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje, për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme, shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka.
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor): Sot mund të jeni shumë të paduruar dhe mund të bëni gabime të mëdha. Do të keni shumë projekte në mendje dhe mund të mos arrini t’i përmbushni asnjërën ashtu si duhet.
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik): Jeta juaj mund të përballet me stuhi dhe furtuna të njëpasnjëshme sot. Mundohuni sa më parë t’i vini kapak së shkuarës, sepse ajo mund t’ju sjellë herë pas here probleme.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht): Dita e sotme do të jetë shumë e qetë dhe pa probleme për të dashuruarit. Nuk do të keni aspak debate; përkundrazi, do të kuptoheni mjaft mirë me partnerin.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator): Dita e sotme do të jetë e bukur dhe emocionuese për ata që janë në një lidhje. Të dy do të jeni të gatshëm të provoni gjëra të reja dhe të bëni sakrifica për njëri-tjetrin.
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor): Nëse nuk bëni tolerime dhe nuk hapni rrugë në jetën tuaj në çift, situata mund të ndërlikohet jashtë mase sot. Kujdes edhe me xhelozinë!
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor): Do të ketë zhvillime pozitive gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, kështu që përgatituni për surpriza. Partneri do të bëjë gjithçka që ka në dorë për t’ju bërë të lumtur.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor): Plutoni do të jetë i pozicionuar mirë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do ta kaloni shumë shpejt fazën delikate në të cilën ndodheshit dhe do të jeni më të qetë.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar): Do të keni shumë komplekse gjatë kësaj dite dhe partneri do ta ketë të vështirë t’ua plotësojë dëshirat. Do të bënit mirë të ndryshonit sjellje nëse doni të ndiheni mirë.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt): Nëse lidhja juaj është e fortë, dita e sotme do të kalojë për mrekulli. Do të njihni më tepër partnerin dhe do të argëtoheni së bashku.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars): Ka rrezik të ketë probleme serioze gjatë kësaj dite për të gjithë ata që janë në një lidhje. Mos flirtoni me persona të tjerë sepse do ta lëndoni pa masë atë që keni në krah.