Skip to content
Kryesore

Gjendet një trup i pajetë në Rrugën e Kombit, çfarë dyshohet

· 1 min lexim

Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur këtë mëngjes nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve gjatë punës së tyre rutinë.

Viktima është gjetur pa shenja jete në kryqëzimin e rrugës së Kombit, afër segmentit që çon drejt Lezhës.

Trupi ishte pranë trafikndarëses dhe menjëherë është njoftuar policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet.

Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me automjete, por hetuesit po presin kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.