Skip to content
Kryesore

Lejoi kultivimin e kanabisit, GjKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pushojë çështjen për kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hide, i cili ishte nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre.

Hide, që në atë kohë mbante funksionin e Shefit të Krimeve në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, akuzohej për lidhje me kultivimin e kanabisit.

Hetimi për këtë rast u krye nga ish-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Gjirokastrës. Operacioni filloi më 1 shtator 2021, kur u zbuluan disa plantacione me qindra bimë narkotike.

Pas ndërhyrjes nga Tirana, u konstatua se disa kontrolle të policisë lokale ishin shmangur, dhe kishte informacione për mundësinë e bashkëpunimit me policinë.

Përfshirja e Hides në këtë aktivitet dolën nga hetimet me metoda proaktive dhe transkriptime të mbledhura nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila e regjistroi çështjen.

Kur u vërtetua përfshirja e disa zyrtarëve policorë në aktivitetin kriminal, Prokuroria e Gjirokastrës shpalli moskompetencë dhe ia kaloi dosjen SPAK-ut.