Skip to content
Politikë

Shqyrtohet sot në GJKKO kërkesa e Erion Veliaj për kthimin e celularit

· 1 min lexim

Sot, në Gjykatën e Posaçme, do të shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, për kthimin e telefonit të tij celular, i cili iu sekuestrua gjatë arrestimit në zyrën e tij të punës nga oficerët e BKH-së dhe policisë.

Veliaj, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndodhet aktualisht në paraburgim në Durrës dhe e ka konsideruar sekuestrimin e telefonit të tij si të paligjshëm. Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjykatësi Erjon Bani.

Mësohet se dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani.