Skip to content
Politikë

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: “Mos e ngatërroni zotin Meta me Erion Veliajn”

· 1 min lexim

Monika Kryemadhi, pas paraqitjes së saj në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat.

“Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve. Ndërkaq, sot e kam si ditë përvjetori. Në 3 mars të vitit 2021 un kam depozituar pranë SPAK padinë time për inceneratorin e famshëm të Tiranës”, tha Kryemadhi.