Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të paraqitet sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Në të njëjtën kohë, përpara Prokurorisë së Posaçme, demokratët do të zhvillojnë një protestë në mbështetje të tij.
Struktura të PD-së u kanë dërguar anëtarëve një thirrje për t’u bashkuar në këtë tubim.
“…Ditën e Hënë, në ora 09:30, sërish Kryetari i PD, Sali Berisha, do jetë në dyert e SKAP it. Ju lutem pjesëmarrja është me rëndësi. Në ora 09:30 përpara selisë së SKAP-it”, thuhej në mesazhin e PD.