Skip to content
Kryesore

Arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë, ja çfarë iu gjet në banesë

· 1 min lexim

Një 52-vjeçar është arrestuar në Këlcyrë pasi iu gjet një kallashnikov dhe municion luftarak në banesë.

Gjatë një operacioni për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme, Policia e Këlcyrës kreu kontroll në shtëpinë e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i kontrollit, u zbulua dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me fishekë. 52-vjeçari u ndalua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për vijimin e hetimeve.