Një vajzë 25-vjeçare ka plagosur me thikë të dashurin e saj, ngjarje që është raportuar nga policia e Tiranës.
Sipas hetimeve, ajo dyshohet se e ka goditur për motive të dobëta, duke shkaktuar dëmtime të lehta me mjet prerës.
Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K. dhe materialet janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.