Greqia është përfshirë në një grevë të përgjithshme sot për të nderuar 57 viktimat që humbën jetën dy vjet më parë nga aksidenti tragjik i trenave në Tempe.
Protestuesit kanë hedhur koktejle molotovi në drejtim të Kuvendit, dhe disa prej tyre kanë mundur të kalojnë portën dhe të hyjnë në oborrin e godinës.
Ata kanë vendosur flakë edhe pranë vendqëndrimit të rojes në Varrin e Ushtarit të Panjohur.
Raportohet se 84 persona janë ndaluar, nga të cilët 41 janë arrestuar.
Grupet e maskuar kanë hedhur gurë ndaj policisë, ndërkohë që qytetarët që ndodheshin në sheshin Sintagma, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës, janë strehuar brenda Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit urdhëroi hyrjen e qytetarëve të thjeshtë për t’u mbrojtur nga përballjet me protestuesit.