Meksika ka dorëzuar një grup personash të njohur të lidhur me krimin organizuar në SHBA, si pjesë e një ekstradimi të papritur që përfshin rreth 29 të dyshuar për lidhje me kartelet e drogës.
Ata përfshijnë figura të njohura, disa që kanë drejtuar bandat që kontrollonin trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës dekada më parë, dhe të tjerë më të rinj të angazhuar në trafikimin e fentanilit, vdekjeprurës.
Ekstradimi i 29 personave, përfshirë liderë të bandave si Rafael Caro Quintero dhe Antonio Oseguera Cervantes, vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme nga Presidenti Trump për vendosjen e tarifave ndaj Meksikës.
Ky ekstradim shënon një nga operacionet më të mëdha të tilla në historinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Liderë të njohur të kartelit ‘Jalisco New Generation’, si Nemesio Oseguera Cervantes (“El Mencho”), janë ndër ata që kërkohen fort nga autoritetet amerikane.
Ekstradimi i këtyre personave është një shenjë e intensifikimit të luftës kundër trafikimit të drogës, veçanërisht në lidhje me fentanilin dhe ndikimin e kartelit ‘Sinaloa’.