Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Uashington DC për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump.
Gjatë këtij takimi, Zelenskyy synon të sigurojë garanci sigurie që mund të mbështesin një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.
Gjithashtu, ai pritet të firmosë një marrëveshje që i jep SHBA-së akses në burimet e rralla minerale të Ukrainës, raportoi BBC. Trump ka sugjeruar se praninë e minierave amerikane në Ukrainë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve të ardhshme nga Rusia.
Në një deklaratë, ish-presidenti amerikan iu referua më parë Zelenskyy-t si një “diktator”, por më vonë tha se e kishte të vështirë ta besonte atë deklaratë, duke e përshkruar presidentin ukrainas si një lider “shumë trim”.
Takimi mes tyre vjen vetëm një ditë pas bisedimeve të Trump me kryeministrin britanik, Keir Starmer, me të cilin diskutoi mbi çështje të rëndësishme ndërkombëtare.
Pas takimit, Trump deklaroi se pret një “bisedë shumë të mirë” me Zelenskyy-n.