Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rikthehen mandarinat e helmuara: Institucionet flenë,shqiptarët kavie eksperimentale

21:58 27/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Skandali tronditës i mandarinave të helmuara u përsërit në Shqipëri, duke hedhur edhe një herë dritë mbi një zinxhir të tërë korrupsioni dhe papërgjegjshmërie institucionale që po rrezikon jetën e secilit prej nesh. Në një hetim të fundit, Prokuroria e Beratit ka zbuluar se 10 ton mandarina të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, të kthyera nga Kroacia, janë shitur në tregun vendas me bekimin e zyrtarëve të korruptuar të AKU-së.

Hetimi i fundit nxjerr në pah një skemë kriminale ku Fatlli Adilaj, drejtori i AKU Berat, ka orkestruar një mashtrim të rëndë duke gënjyer publikun se mandarinat e helmuara ishin asgjësuar, ndërkohë që në realitet ato përfunduan në tryezat e konsumatorëve shqiptarë. Në këtë skemë të rrezikshme për shëndetin publik janë përfshirë fermeri Elton Tafa, grumbulluesi Arben Dyli dhe inspektori Elson Tahiraj. Gjithashtu drejtori i ri i AKU pas dorëheqjes së Edmond Rrushit, Olsi Komici. Po ashtu Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.

Skandali është i përsëritur! Vetëm dy muaj më parë, në dhjetor 2024, Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) kishte ngritur alarmin për praninë e pesticideve të rrezikshme në mandarinat shqiptare. Por institucionet tona zgjodhën heshtjen, duke lejuar që historia të rikthehet me pasoja edhe më të rënda.

Sipas ekspertëve, pesticidet e gjetura në mandarina, veçanërisht “Fosmet” dhe “Klorpirifos”, janë substanca tepër toksike që mund të shkaktojnë dëmtime serioze në shëndetin e konsumatorëve. Këto substanca janë të ndaluara në BE që nga viti 2022 për shkak të rrezikut të lartë që paraqesin, veçanërisht për gratë shtatzëna dhe fëmijët në zhvillim.

Përgjegjësia ligjore për këtë skandal shtrihet në disa nivele. Sipas Kodit Penal, të akuzuarit përballen me dënime të rënda për veprat penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët helmuese” (deri në 10 vjet burg), “Prodhimit dhe shitjes së ushqimeve të rrezikshme” (5-10 vjet burg), dhe “Shpërdorimit të detyrës” (deri në 7 vjet).

Por përtej individëve të arrestuar, skandali zbulon një dështim sistematik të institucioneve. Nga 924 kamionë me eksporte mandarinash, AKU ka kontrolluar vetëm 28 mostra në 1000 hektarë plantacione. Çdo ngarkesë e kontrolluar nga BE ka rezultuar e kontaminuar, ndërsa institucionet tona kanë vazhduar të “inspektojnë” me letër e bojë.

Shqetësuese është edhe heshtja e Ministrisë së Bujqësisë përballë këtij skandali. Vonesa e analizave dhe mungesa e transparencës nënkuptojnë interesa të fshehura që po lejojnë këtë situatë të vazhdojë.

Pasojat e kësaj neglizhence institucionale janë alarmante. Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e efekteve afatgjata të këtyre pesticideve, duke përfshirë dëmtime të përhershme gjenetike, anomali në zhvillimin e fetusit dhe çrregullime neurologjike të pakthyeshme.

Ky skandal kërkon reagim të menjëhershëm dhe ndëshkim maksimal për të gjithë përgjegjësit! Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të jenë kavie eksperimentale për produktet që Europa i refuzon. Është koha që institucionet të zgjohen nga letargjia dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë për mbrojtjen e shëndetit publik!

Etiketa: akumandarinatministria e bujqësisëpesticidereformaeditorial

Të tjera

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat
Aktualitet

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit....

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra
Aktualitet

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas rreth 10...

22:19 06/02/2026
Para
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi sot: 28 Shkurt 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.