Skip to content
Kryesore

Kanos punonjësit e Policisë Bashkiake, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

· 1 min lexim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës, ku një 39-vjeçar ka kanosur me një pistoletë punonjësit e Policisë Bashkiake.

Shtetasi Gentjan Kërçuku, banues në Tiranë, ka tentuar të krijojë frikë duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, gjatë një konflikti për arsye të vogla.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar në flagrancë Kërçukun.

Gjatë arrestimit është sekuestruar arma e përdorur, një pistoletë sportive.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.