Papa Françesku, aktualisht i shtruar në spital për shkak të një pneumonie të dyfishtë, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj besimtarëve dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre përmes lutjeve.
Udhëheqësi i Kishës Katolike nuk mundi të udhëheqë lutjen tradicionale të Engjëllit për të dytën të dielë radhazi. Vatikani konfirmoi të shtunën se gjendja shëndetësore e 88-vjeçarit mbetet “kritike”.
“Ditët e fundit kam marrë shumë mesazhe dashurie dhe më kanë goditur veçanërisht letrat dhe vizatimet e fëmijëve. Faleminderit për këtë afërsi dhe për lutjet e ngushëllimit që kam marrë nga e gjithë bota! Ju besoj të gjithëve në ndërmjetësimin e Marisë dhe ju kërkoj të luteni për mua.”, thuhet në mesazhin e publikuar të dielën nga Vatikani.
Papa u hospitalizua fillimisht më 14 shkurt, pas disa ditësh me probleme në frymëmarrje. Gjatë 12 viteve të udhëheqjes së Kishës Katolike Romake, ai është shtruar në spital disa herë, përfshirë edhe në mars 2023, kur qëndroi tre netë për trajtimin e bronkitit.