Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Spektakli i munguar i prangave

11:53 12/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Nga Lutfi Dervishi:

Diskutimi në ekrane rreth kryebashkiakut nisi duke komentuar momentin e arrestimit, duke vënë në dukje sesa bukur ishte dhe duke sjellë në vëmendje precedentët. Ndalimi i kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit ishte krejt ndryshe.

Po të mos ishte një kamera televizive që duket e rastësishme, arrestimi i Erion Veliajt do të mbushej me konspiracion.

Ajo që pamë është në kontrast të plotë me mënyrën se si u arrestua ish-Presidenti Meta. Oficerë të policisë me veshje civile shoqërojnë në makinë kryetarin e Bashkisë pa prezencë të tepruar, pa pranga, pa show.

Operacioni u krye pa skena dramatike dhe pa gjeste që më shumë i shërbejnë spektaklit sesa drejtësisë.

Në të shkuarën, arrestimi i figurave të njohura politike dhe publike ka qenë i shoqëruar me një regji të kujdesshme por të shëmtuar për kamerat.

Ish-Presidentit Ilir Meta, i cili u ndalua në rrugë nga forca speciale, me kapuçë në kokë, me dhunë dhe me një regji perfekt për mediat, siç përdoret për huliganet e drogës diku.

Më neveritës se mënyra e ekzekutimit të aksionit ishte justifikimi se “policia ka një urdhër arresti në dorë dhe nuk zgjedh sesi dhe ku do të kryejë ekzekutimin”.

Në të dy rastet pasi merr urdhrin e prokurorit drejtuesi i operacionit harton skenarin se si duhet vepruar. Në rastin e Veliajt mesazhi ishte i qartë: ekzekutim në zyrë, pa bujë, pa kamera.

Spektaklit të kamerave nuk i ka shpëtuar as Jamarbër Malltezi në aeroport, as ish guvernatori që më pas mori pafajësi dhe dëmshpërblim nga gjykata dhe as ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kur doli nga Gjykata me pranga, ndërsa kamerat transmetonin çdo hap të tij drejt makinës së policisë.

Këto raste janë shembuj që tregojnë se si vallëzon tango drejtësia me spektaklin. Në vend të një procesi normal, publiku bombardohet me imazhe që i ngjajnë më shumë një “reality show” politik sesa një shteti ligjor funksional. Dhe për rrjedhojë, në vend që të diskutohet për thelbin, diskutohet për formën.

Nuk ka asnjë diskutim që, publiku ka të drejtë të informohet për arrestimin e zyrtarëve të lartë, por pa e kthyer procesin në një spektakël të dirigjuar nga interesat politike.

Pavarësisht akuzave, çdo i arrestuar ka të drejtën e një trajtimi korrekt dhe të barabartë para ligjit.

Nuk mund të ketë dy standarde: një për disa dhe një tjetër për të tjerët.

Në rastin e Veliajt, policia bëri punën e vet pa bujë. A është ky një fillim i ri apo thjesht një përjashtim nga rregulli i deritanishëm? Këtë do të na e tregojë arrestimi i radhës.

Etiketa: arrestimierion veliajLutfi Dervishi

Të tjera

BE i mbyll derën Shqipërisë: Pa gjykuar vjedhësit e IPARD nuk hapet kapitulli i bujqësisë/ Ja skema e vjedhjes
Aktualitet

BE i mbyll derën Shqipërisë: Pa gjykuar vjedhësit e IPARD nuk hapet kapitulli i bujqësisë/ Ja skema e vjedhjes

Qeveria shqiptare është kapur përballë një muri europian. Komisioni Europian paralajmëroi se kapitulli i bujqësisë nuk do të hapet pa...

19:07 02/09/2025
Aksident tragjik në Luksemburg, humbin jetën tre të rinj nga Kosova
Aktualitet

Aksident tragjik në Luksemburg, humbin jetën tre të rinj nga Kosova

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg i mori jetën pesë personave, mes tyre tre...

17:57 02/09/2025
Para
Ilir Meta: Jam presidenti i parë i rrëmbyer në mënyrë banditeske

Më kërcënuan teksa konsumoja mëngjesin/ Meta dërgon audio-mesazh nga qelia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

BE i mbyll derën Shqipërisë: Pa gjykuar vjedhësit e IPARD nuk hapet kapitulli i bujqësisë/ Ja skema e vjedhjes

BE i mbyll derën Shqipërisë: Pa gjykuar vjedhësit e IPARD nuk hapet kapitulli i bujqësisë/ Ja skema e vjedhjes

19:07 02/09/2025
Aksident tragjik në Luksemburg, humbin jetën tre të rinj nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, humbin jetën tre të rinj nga Kosova

17:57 02/09/2025
Becchetti bllokon 135 mln euro të Albcontrol, shteti nuk shlyen as huanë 74 mln euro

Becchetti bllokon 135 mln euro të Albcontrol, shteti nuk shlyen as huanë 74 mln euro

14:57 02/09/2025
‘U vra, mos e kërkoni…’/ Policia spanjolle merr ADN-në e familjarëve pas gjetjes së trupit të dyshuar të Miklovan Danajt në Marbella

‘U vra, mos e kërkoni…’/ Policia spanjolle merr ADN-në e familjarëve pas gjetjes së trupit të dyshuar të Miklovan Danajt në Marbella

13:07 02/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.